Transmetuar më 19-09-2023, 14:35

Fillimi i keq i javës për Lautaro Martinez dhe partneren e tij Agustina Gandolfo. Në fakt, hajdutët hynë në restorantin “Coraje”, në pronësi të çiftit në qendër të Milanos.

Plaçka? Rreth një mijë euro, të cilat me sa duket janë zhdukur nga arka e restorantit pas vjedhjes që dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Këtë e kanë vënë re punonjësit mëngjesin e së hënës, të cilët kanë gjetur një derë dytësore të hapur.

Policia po heton ngjarjen. Nga rikonstruksionet e para, siç theksohet edhe nga pamjet e shikuara me kamera, duket se bastisja është bërë nga katër persona me kapuçë.

Kujtojmë se “Coraje”, restoranti i vendosur në Brera, një zonë e kërkuar dhe e pasur e kryeqytetit milanez, është inauguruar pak më shumë se një vit më parë dhe është regjistruar në emër të gruas së Lautaro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd