Transmetuar më 20-09-2023, 07:47

Pas turpërimit 5-1 në derbi dhe në kuadër të ndeshjes kundër Newcastle, Zlatan Ibrahimovic u paraqit në Milanello të hënën për të përshëndetur Piolin dhe ish-shokët e tij të skuadrës.

Në fund të vizitës, ish-sulmuesi suedez ka realizuar një video, përmes së cilës karikon fansat kuqezinj në këtë moment të komplikuar të “Djallit”.

"Përshëndetje të gjithë tifozëve të Milanit. Erdha këtu në Milanello dhe menjëherë shkova te trajneri për t’i thënë se jam gati të luaj, por përkundrazi, nuk isha në listë, edhe pse ndihem mirë dhe në formë, – janë fjalët e Ibrës.

– Mënjanë shakatë, vazhdoni ta mbështesni Milanin. Gjithçka do të jetë mirë, do të shihemi në stadium. Mirupafshim!”

https://noa.al/lajmi/2023/09/2403022.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd