Transmetuar më 19-09-2023, 13:14

Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda, Pep Guardiola është rikthyer në finalen e Stambollit, të fituar ndaj Interit: "Unë nuk e shikova fare derbin e Milanos, por shikoni çfarë ndodhi me ekipin që mundëm ne në finale.

Në Serie A, zikaltrit fituan derbin 5-1. Gjithmonë e kam ditur se kemi pasur përballë një ekip tepër të fortë në finalen e Stambollit. Interi e dëshmoi këtë, duke na e bërë të vështirë fitoren. Mendoj se Interi është kandidat për t’u rikthyer në finale. Finalja e Stambollit ishte vërtet konkurruese".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd