Transmetuar më 19-09-2023, 12:05

Kaq afër, por dhe kaq larg. Ilary Blasi dhe Francesco Totti, për herë të parë dhe për dashurinë e djalit të tyre Cristian, gjenden publikisht në të njëjtin vend, një vit pas përfundimit të martesës dhe shpalljes së divorcit.

Këtë herë ata i lanë diskutimet dhe mosmarrëveshjet në gjykatë dhe u mblodhën për të brohoritur, ndonëse nga distanca, në stadiumin “Tre Fontane”, në ndeshjen e të rinjve ndërmjet Romës dhe Frosinone.

Nga njëra anë ish-kapiteni i Romës, së bashku me partneren e tij Noemi Bocchi me miken e saj, Elisa Barbieri (dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, Giancarlo Pantano). Nga ana tjetër, ish-prezantuesja e “Ishullit të të Famshmëve” së bashku me Melisa, nusen e ardhshme, të dashurën e të parëlindurit të saj.

Francesco dhe Ilary e injoruan plotësisht njëri-tjetrin, gjithsesi. Asnjë shikim dhe asnjë përshëndetje mes të dyve. Totti mbeti në zonën e tribunës së rezervuar për të afërmit e lojtarëve, ndërsa ajo e inkurajoi Cristian disa metra më tutje, së bashku me prindërit e saj, Roberto dhe Daniela.

Një pikëtakim që nuk kishte asgjë për të ndarë, as parkimin e makinave të tyre, duke qenë se kanë mbërritur nga dy hyrje të ndryshme, duke parkuar në dy vende të ndryshme. Megjithatë, vetëm një hedhje guri nga fusha, është vila që i pa së bashku dhe nën të njëjtën çati për më shumë se 17 vite, në të cilën Ilary jeton ende së bashku me Cristian, Chanel dhe Isabela e vogël.

Ajo që i bashkoi, megjithatë, ishte e njëjta buzëqeshje dhe i njëjti emocion kur të dy panë Cristian të futej në fushë në minutën e 88-të, në debutimin e tij për Frosinone.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd