Transmetuar më 19-09-2023, 11:22

KAVAJË- Xhevdet Xhafaj, 41-vjeç është arrestuar nga policia pasi rezultonte i dënuar me burgim sepse kishte trafikuar të motrën e tij.

41-vjeçari, banues në Rrogozhinë, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Dekada’, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd