Transmetuar më 19-09-2023, 11:11

“Cristiano Ronaldo mania” ka goditur Iranin, me një mori tifozësh që vraponin pas autobusit të Al-Nassr përpara ndeshjes së AFC Champions League me Perspolis.

Skuadra e Arabisë Saudite, me superyllin e saj portugez në përbërje, po përgatitet për debutimin në garat kontinentale të martën. Në të njëjtën ditë me fillimin e aksionit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, ajka e Lindjes së Mesme po përgatitet gjithashtu të hapë një tjetër front për trofe.

Ronaldo, i cili filloi eksodin masiv të talenteve më të mirë nga Evropa në Arabinë Saudite, qysh kur u nis për tek Al-Nassr, pasi e pa kontratën e tij me Manchester United të prishet, është atraksioni i radhës në Teheran. Tifozët e këtij vendi ishin të dëshpëruar për ta parë një moment të shkurtër edhe jashtë fushës.

Një delegacion i madh përshëndeti Ronaldon dhe Al-Nassr kur mbërritën në Iran, teksa pesë herë fituesit të “Topit të Artë” iu dhurua një qilim i veçantë i punuar me dorë, të cilin ai e pranoi me hir, teksa buzëqeshi dhe pozoi për foto.

Al-Nassr aktualisht është i gjashti në Ligën Pro Saudite, me katër fitore dhe dy humbje, por Ronaldo ka qenë në formë të mirë. Sulmuesi 38-vjeçar ka shënuar 13 gola në 12 ndeshje të luajtura deri më tani, në të gjitha garat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd