Transmetuar më 19-09-2023, 10:18

5 gola si “mëkat” mbi shpinë nga derbi i Madoninës dhe një ndeshje e re për të mos u humbur te dera. Sezoni i Milanit është me xhiro të plota, teksa debutimin në Champions League (2023-2024) do ta bëjë kundër Newcastle të ish-it Sandro Tonali, që mbërrin në “San Siro”.

Tifozët e Milanit, por edhe vetë Stefano Pioli, presin një reagim nga skuadra kuqezi: "Duhet ta kalojmë dhe ta harrojmë zhgënjimin e derbit. Newcastle është i fortë, intensiv dhe mjaft fizik, por ky grup do të jetë shumë i ekuilibruar". Tonali do të jetë në fushë me “Magpies”: “Do të jetë mirë ta përqafoj sërish, do të jetë emocionuese edhe për të”.

Rikthehen netët e Champions League; a keni ndryshuar nga ndeshja e fundit?

Kishim shumë besim në derbin tonë, por rezultoi një zhgënjim i madh. Për fat kemi Ligën e Kampionëve për të bërë sa më shpejt autokritikë. Ne jemi përgatitur për sfidën me përqendrim dhe vëmendje e duhur, sepse e dimë sa i vështirë është ky grup.

Sa i kënaqur ishit që kishit Ibrën në Milanello të hënën?

Ai duhej të vinte të premten, pastaj pati një angazhim tjetër të papritur. Është kënaqësi e madhe që e kishim këtu, e dimë mirë se çfarë na ka dhënë dhe prania e tij është gjithmonë e mirëpritur. Nuk jam më trajneri i tij, jemi miq dhe do shihemi për darkë.

A është ky momenti juaj më i vështirë te Milani?

Kam pasur shumë momente të mira dhe disa të vështira. Ndjej një barrë të madhe për rezultatet në derbi, do të jepja gjithçka për t’i ndryshuar, por kështu shkoi. E di që skuadra është shumë e fortë dhe do të ketë aftësinë për të reaguar, për ta kapërcyer këtë goditje të fortë në derbi. Iu jam borxhli tifozëve, sepse sezonin e kaluar, kur luajtëm shumë keq, ata na përkrahën pa hezitim. Iu jam borxhli sepse kam humbur më shumë derbi se kushdo tjetër. Do të japim maksimumin si gjithmonë.

Si do të jetë ta shohësh sërish Tonalin?

Do të jetë emocionuese për të gjithë. Ne fituam dhe u rritëm së bashku. I urojmë më të mirat në ndeshjen e radhës.

A është nënvlerësuar pak koha për t’ua dhënë përforcimeve të reja?

Jo, unë besoj absolutisht të kundërtën. Ne që kishim luajtur në derbet e mëparshme e vuajtëm më shumë, sepse kishim peshën e rezultateve të mëparshme. Djemtë e rinj ishin më të qetë, por jo më pak të përqendruar.

Çfarë i tha Ibra grupit dhe trajnerit?

Kjo ishte një ditë e rëndësishme e përgatitjes. Ai foli me lojtarët individualisht, por nuk mbajti fjalim në grup. Foli me mua dhe më pyeti për lojtarët e rinj, por asgjë në veçanti.

Cili është objektivi i sezonit të ri të Champions League për Milanin?

Duhet të fokusohemi hap pas hapi. Ne duhet ta kalojmë këtë grup që është i vështirë, por i balancuar, edhe nëse PSG është favorit. Ekipet janë të gjitha në nivel dhe mund t’i heqin pikë njëri-tjetrit. Përvojat që kemi pasur na sjellin bindje dhe forcë, mund ta kalojmë grupin.

Çfarë ekipi është Newcastle? A do të bëni ndonjë ndryshim?

Më duket si një ekip klasik anglez me fizik, presion dhe intensitet. Ata janë shumë të gjatë dhe të rrezikshëm në topin e vdekur, pa lënë pas dore cilësinë teknike. Tomori do të rikthehet në formacion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd