![](https://noa.al/newsImages/2023/09/df9de9a0-558a-11ee-bdb5-74327dc2cc0a.cf_.jpg)
Një sasi e madhe drogë është sekuestruar nga policia angleze. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se droga i përkiste një bandë shqiptare të trafikut.
Në një deklaratë për mediat komandanti i qarkut, Steve Dodds, ka thënë se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit.
Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.
Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.
Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.
Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd