Transmetuar më 18-09-2023, 23:30

Nën emrin operacion “Tempull”, Policia e Shtetit njoftoi pak ditë më parë një operacion të gjerë për kapjen e shpërndarësve të narkotikëve në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës. Të dhënat zyrtare flasin për goditjen e 23 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, teksa Policia arrestoi 233 persona si pjesë e këtyre grupeve, të cilët spërndanin kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi kryesisht pranë ambjenteve të shkollave.

Në kuadër të kësaj Bledi Mane ka komentuar megaoperacionin e policisë.

Mane ka folur me shifra për gramin e kokainës, ndërkohë që është shprehur se tashmë kjo drogë është shumë e përhapur në të gjithë vendin.

“Kokaina është bërë shumë masive në administratë, në showbizz. Është e çuditshme që të marresh vesh se qyteti më i droguar në Shqipëri është Gramshi, kjo varet nga jeta sociale, depresioni, rrethi i ngushtë.

Tregu është i prirur tek kokaina dhe hashashi. Po del jashtë mode hashashi në fakt, po e sjellin nga Kanadaja.

Kokaina shitet grami 100 mijë lekë të vjetra, ndoshta tani këto ditë mund të jetë bërë 120 mijë lekë.

Shpërndahet droga nëpërmjet aplikacioneve, çdo lagje ka spaçatorët e vetë. “- tha Bledi Mane. TCh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd