Transmetuar më 18-09-2023, 23:18

E ndërsa shifra e vdekjeve nga përmbytjet në Derna është dframatike, ndodhin edhe mrekulli.

Një familje prej 5 anëtarësh është nxjerrë gjallë nga rrënojat në të cilat ishin bllokuar në një zonë pranë Dernës.

Një video është bërë virale, ku shihet një i ri i cili është në kërkim të nënën së tij mes rrënojave, ku më pas arrin të regjistrojë zërin e saj.

Në videon e publikuar data është e paspecifikuar, por ajo ka rigjallëruar shpresat e mbetura për gjetjen e të mbijetuarve në zonat e prekura nga fatkeqësia, raporton Ansa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd