Transmetuar më 18-09-2023, 22:15

Policia vijon kontrollet në qytetin bregdetar.

FNSH dhe RENEA kanë kryer sërish aksione mbrëmjen e sotme dhe mëspohet deri më tani është shoqëruar një person.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e kaluar u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal. Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së ushtruan mbrëmjen e djeshme kontrolle në lokale dhe banesa të ndryshme. Mësohet se personat e shoqëruar në zonën e buelvardit Vlorë-Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh, ndërsa gjatë operacionit kanë pasur përplasje me agjencët civilë që nisën aksionin në fjalë. Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i të fortit të Selenicës i Njohur e emrin Tesi.

Krahas forcave RENEA edhe efektivë të Vlorës në bashkëpunim me FNSH kanë kryer kontrolle të tjera si pjesë e megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd