Transmetuar më 18-09-2023, 21:30

Ja parashikimet e horoskopit për nesër, e martë 19 shtator 2023 shenjë për shenjë nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!

Dashi:

E nesërmja 19 fillon në një mënyrë shumë interesante, madje mund të merrni telefonata të papritura ose të filloni ndonjë punë të organizuar. Në muajt në vijim priten lajme edhe në planin sentimental.

Demi:

E nesërmja mund të sjellë përsëri në lojë shumë paqartësi, veçanërisht nëse dikush ju ka thënë gënjeshtra. Kini kujdes, megjithatë, mund të jetë edhe më e lehtë të zemëroheni, të acaroheni ose të përjetoni ndonjë tension.

Binjakët:

Nesër, aspekti i shkëlqyer i Mërkurit nuk duhet nënvlerësuar. Ju rekomandoj që të përfshiheni dhe të mos keni frikë të guxoni.

Gaforrja:

Me Saturnin në opozitë ju jeni detyruar disa herë që të zgjidhni pengesa të dala vend e pa vend. E për më tepër, dhe ngjarjet e papritura ju kanë ngadalësuar ose vënë në vështirësi.

Luani:

Një periudhë rikuperimi e rëndësishme do të fillojë. Dielli së shpejti do të hyjë në shenjën tuaj të zodiakut, duke përcaktuar një gjendje astrologjike veçanërisht pozitive dhe domethënëse.

Virgjëresha:

E nesërmja mund të jetë një ditë mjaft e vështirë dhe e tensionuar. Do të ndikoheni nga lodhja dhe stresi. Megjithatë do të mund të rikuperoheni sidomos duke filluar nga fundjava e ardhshme.

Peshorja:

Kujdes. Në fakt, ju gjithmonë dëshironi të përfitoni maksimumin, por të tjerët nuk janë gjithmonë të gatshëm të plotësojnë disa nga nevojat tuaja.

Akrepi:

Jeni në pritje për të marrë përgjigje në vendin e punës. Në spektrin e dashurisë mund të ketë disa konfirmime por do ju marrin kohë për t’u vlerësuar.

Shigjetari:

Ditë interesante dhe padyshim pozitive kjo e martë 19 për ju Shigjetarë. Në fakt, në punë mund të ketë mundësi të mira për të marrë disa fitime shtesë. As situata sentimentale nuk është e keqe.

Bricjapi:

Ai kundërshtim i bezdisshëm nga Mërkuri po zhduket dhe periudha më pas ju bëhet më e lehtë që të gjeni zgjidhje dhe të jeni bindës me të tjerët.

Ujori:

Është më e lehtë të qëndroni të qetë, disa lajme të vogla ju ndihmojnë të jeni më të sigurt në të ardhmen, shikoni me optimizëm se çfarë do të ndodhë me ju duke filluar nga nesër.

Peshqit:

Është një kohë ndryshimesh të mëdha, gjendja juaj astrale ju sugjeron të ndiqni qëllimet tuaja me vendosmëri si në sferën e punës ashtu edhe në atë sentimentale. /noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd