Transmetuar më 18-09-2023, 20:28

KUKES – Tirana po ecën e sigurtë në Superiore duke forcuar pozitat në krye të tabelës.

Bardheblutë mposhtën 2-1 në transfertë Kukësin e tashmë shkojnë në kuotën e 10 pikë, që do të thotë se me diferencën që ka krijuar me ndjekësit më të afërt e ka të sigurt vendin e parë edhe pas këtij raundi.

Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesë ne dytë, ku fillimisht realizoi Hila, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë.

Kukësi tentoi me të gjitha forcat të reagonte, por në minutën e 82-të Tirana shënoi të dytin me Albi Dokën, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Në minutë ne shtatë shtesë, Beshiraj i Kukësit realizoi një gol shumë të bukur me një gjysmëkthesë, por nuk pati më kohë për skuadrën verilindore që të tentonte barazimin.

Katër humbje radhazi për Kukësin i cili duket se do ketë një kampionat të vështirë përpara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd