Transmetuar më 18-09-2023, 19:26

Shpesh objektet e përdorura nga të famshmit dalin në ankand. Ato shiten me shifra marramendëse.

I tillë është edhe krëhëri i Freddie Mercury.

Rreth 30,000 artikuj në pronësi të tij u shitën në ankand për 50.4 milionë dollarë!

Së fundmi, është raportuar blerja e radhës me shifrën e pabesueshme.

Dikush ka paguar plot 152,400 paund ose 189,000 dollarë për të zotëruar një mini krehër Tiffany and Co, të cilin këngëtari i Queen-it e përdori për të krehur mustaqet e tij.

Artikuj të tjerë të shitur përfshijnë një piano që ai përdori për të shkruar “Bohemian Rhapsody” dhe një byzylyk argjendi që mbante në videon e këngës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd