Transmetuar më 18-09-2023, 16:17

Malësi e Madhe – Vermoshi është tronditur sot pasdite nga një tufë krimash që u dëgjuan teksa një burrë iu sul një tjetri duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, raporton noa.al.

Policia mori një telefonatë ku mësoi se ishte plagosur me armë zjarri një shtetas dhe një ekip hetimi ka shkuar në këtë adresë.

Policia ka konstatuar në vendngjarje se Gjergj Marku 55 vjeç, kishte plagosur me armë zjarri pas një konflikti për lëndë drusore, një burrë tjetër, Mati Pemaj.

I dyshuari, pasi plagosi  me armë zjarri tjetrin, tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Por pas reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u kap dhe u vu në pranga.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, Gjon Marku kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, 30 vjeçarin Mati Pemaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, Gjon Marku ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë. Dhe e gjitha kjo, sepse D.Q., thjesht po i ofronte ndihmë Matit të plagosur.

Pas veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, Gjon Marku 55 vjeç.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e Gjon Markut, E. Marku, pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al