Transmetuar më 18-09-2023, 15:32

Tiranë- Komisioni i Ligjeve ka miratuar ligjin për bastet duke i hapur dritën jeshile rikthimit të lojërave të fatit.

Ligji është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, duke marrë 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstemin.

Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë. Këto baste do të mund të funksionojnë vetëm online, duek u rikthyer pas 4 vitesh ndalimi.

Më 1 janar të vitit 2019 lojërat e fatit u ndaluan si të paligjshme nga qeveria Rama, duke mbyllur të gjitha pikat ku këto baste vendoseshin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd