Transmetuar më 19-09-2023, 07:45

Nëse keni menduar se keni parë gjithçka në jetë…, keni gabuar. Në Çeki, një biznesmen vendas ka paguar 20 mijë euro për djalin e tij, i cili, sipas fjalëve të babait, "nuk ka luajtur kurrë futboll, vetëm FIFA në play station", që të debutojë me modestët e FK Ústí nad Labem, pjesë e Kategorisë së Tretë të Republikës Çeke. Madje, ai është regjistruar edhe në Federatën Çeke.

Martin Podhajsky, 22 vjeç, duhet të zëvendësojë kapitenin Jakub Mares dhe klubi ka arritur në një përfundim: “Kur një ndeshje të shkojë 3-0, do ta aktivizojmë në sulm për 10 minuta”.

Podhajsky con la camiseta de su nuevo equipo

Pronari i klubit, Premysl Kuban, deklaroi se ishte një ofertë e pakundërshtueshme: "Zakonisht nuk shoh gjysmë milioni korona (20.000 euro) të rrotullohen në tokë. Nëse dikush tjetër m’i jep aq para, do ta lejoj që të bashkohet me klubin”.

Gjëja më surreale nga të gjitha është se, sipas informacioneve të ESPN, Martin, i cili studion për drejtësi, është punonjës i kompanisë ‘Viagen’, pronar i së cilës është vetë Kuban.

“Ai kujdeset për gjithçka që lidhet me zonjat e kompanisë, – tha Matej Svojse, drejtor komercial i ‘Viagem’. – Një moment tha se do të donte të luante futboll, pastaj babai i tij bëri që gjërat të lëviznin në këtë drejtim”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd