Transmetuar më 18-09-2023, 14:39

Matthijs De Ligt nuk ka një fillim veçanërisht të shkëlqyeshëm të sezonit, i eklipsuar nga Kim dhe Upamecano. Holandezi është shfaqur në fushë vetëm në ndeshjet e para të Bayern Munich. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka luajtur shumë pak, duke u shfaqur në fushë për rreth dhjetë minuta në dy ndeshjet e fundit, në të cilat është aktivizuar si mesfushor.

"Pse nuk luaj? Nuk e kam idenë, duhet ta pyesni trajnerin. Unë bëj gjithçka dëshiron Tuchel, por në dy ndeshjet e fundit kam luajtur rreth dhjetë minuta, madje në mesfushë", – tha De Ligt në konferencë.

Asnjë shpjegim nga Tuchel nuk ka marrë deri tani: "Për momentin nuk më ka thënë asgjë, por nuk është e nevojshme. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj në fushë. Çdo gjë tjetër është vendim i trajnerit".

Vetë trajnerit të gjigantëve bavarezë, në konferencën për shtyp iu drejtua një pyetje në lidhje me këtë temë: "De Ligt si mesfushor nuk është një provë, kishim nevojë për të në atë pozicion sepse Laimer luante mbrojtës.

Të gjithë duhet të jemi fleksibël, veçanërisht në këtë periudhë. De Ligt do të garojë për vendin e tij me Upamecano dhe Kim në qendër të mbrojtjes, roli i tij i preferuar, por do të na duhet edhe në pozicione të tjera”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd