Transmetuar më 19-09-2023, 08:02

Ndodhet në një mur të ‘Hardcore Fitness’, një palestër në qendër të Los Angelos. Një nga muralet më të famshme kushtuar Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gigi, të cilët vdiqën tragjikisht në një përplasje të helikopterit ku udhëtonin në janar 2020. Murali mban firmën e një artisti vendas, Sloe Motion, dhe është ndër më të vlerësuarat jo vetëm nga fansat e “Mamba”, por edhe nga të dashurit e tij më të afërt.

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, ka nisur së fundmi një peticion online për të parandaluar një nga veprat e artit më të pëlqyera nga fansat e Lakers të fshihet përgjithmonë.

Pronari i pallatit kërkon ta heqë muralin. Ai ka urdhëruar personin që menaxhon palestrën ta heqë deri në fund të vitit për ta shitur hapësirën reklamuese në të njëjtin mur. “Nëse nuk e heq deri më 31 dhjetor, të siguroj se do ta lëviz vetë, por do të të ngarkoj çdo shpenzim, – ishte urdhëri i pronarit të pallatit, i zbuluar nga Cecilia Moran, menaxhere e palestrës.

Is Vanessa Bryant Dating Someone After Kobe Bryant's Death? Explored! -

– Unë refuzoj ta bëj këtë, nuk mendoj se është e drejtë dhe dua të luftoj për atë që besoj se është e drejtë. Sigurisht, nuk mendoj se është e drejtë të shkatërrosh diçka që ka pasur një ndikim kaq të madh te kaq shumë njerëz".

Mbështetja nga Vanessa Bryant nuk vonoi të mbërrinte, e cila me një postim në Instagram lançoi peticionin në internet për të shpëtuar muralin. E veja e legjendës së NBA ka mbledhur pothuajse 60.000 nënshkrime dhe po i afrohet pragut të kërkuar prej 75.000 “votash” pro muralit të Kobe Bryant.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd