Transmetuar më 18-09-2023, 12:34

GREQI- Ngjarje e trishtë për një familje shqiptare në Greqi.

Një 38-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet dhe të humbasë jetën.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.

Sikur të mos mjaftonte vdekja e shqiptarit, pak çaste më pas, një tjetër aksident ndodhi në fabrikën e çelikut në Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd