Transmetuar më 18-09-2023, 11:43

Post-ndeshja ndaj Lazios, e fituar 3-1, është plot buzëqeshje dhe mendime pozitive në shtëpinë e Juventusit. Ndeshja në “Allianz Stadium” i dha skuadrës së Allegrit një sukses themelor, në përplasjen e drejtpërdrejtë për zonën e Champions League.

Tri pikët e fituara ndaj skuadrës së Sarrit iu dhanë mundësinë bardhezinjve të barazoheshin në këtë “stacion” të kampionatit. Po, sepse 10 pikët e grumbulluara në 4 ndeshjet e para të Serie A përfaqësojnë një fillim sezoni që nuk është parë nga 2019-2020, ai i kampionatit të fundit, fituar me trajnerin aktual bardhekaltër në stol.

Në atë kohë, Juve mundi Parmën, Napolin dhe Veronën, duke ngadalësuar ritmin vetëm kundër Fiorentinës. Me Pirlon, vitin e ardhshëm pati 2 fitore dhe 2 barazime, po aq sa vitin e kaluar. Sezoni i parë i “Allegri-bis” (2021-2022) u karakterizua nga një fillim vërtet katastrofik, me 2 barazime dhe 2 humbje.

Përtej të dhënave statistikore, të cilat japin shpresë, por në përgjithësi kërkojnë edhe pak kohë, ajo që i ngushëllon juventinët është mbi të gjitha qëndrimi i treguar dhe forma e disa prej protagonistëve më të shumëpritur, Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic mbi të gjithë.

Ekipi pasiv, i ngathët dhe i frikshëm i viteve të fundit duket se i ka lënë vendin një grupi më kompakt dhe më të vendosur, i vetëdijshëm për limitet e veta (dhe për rrjedhojë i gatshëm të tërhiqet dhe të mbrohet kur të jetë e nevojshme). Jo gjithmonë shkëlqyes (shih ndeshjet me Bologna dhe Empoli), por sigurisht efektiv.

Chiesa duket se ka rizbuluar vrullin e disa viteve më parë, tashmë ka shënuar 3 gola dhe me këtë ritëm, arritja e 15-16 golave që i kërkoi trajneri në fillim të sezonit, duket gati formalitet. Vlahovic konfirmoi se i ka lënë pas problemet fizike të sezonit të kaluar, ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje (sikurse vitin e kaluar, duhet të mbahet mend). Serbi duket se më në fund ka gjetur partnerin ideal për t’u rikthyer si makineri golash në kohën e Fiorentinës.

Për më tepër, rezultatet në fushë tregojnë se ekipi dhe trajneri kanë arritur të mos ndikohen shumë nga ajo që ndodhi jashtë. Rastet Bonucci dhe Pogba kanë shkaktuar shumë shkrime dhe diskutime, por nuk kanë destabilizuar mjedisin bardhezi. Konfirmimet, padyshim, do të jepen vetëm nga koha.

Sassuolo dhe Lecce janë dy ndeshjet e ardhshme në kalendar, përpara një triptiku veçanërisht sfidues në letër që përfshin sfidat me Atalantën dhe Milanin jashtë, ndërthurur me derbin me Torinon në shtëpi. Shihemi në fund të tetorit për një vlerësim edhe më të saktë të këtij sezoni, pa kupa europiane, por plot pritshmëri rilindjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd