Transmetuar më 18-09-2023, 10:38

Finalizohet operacioni policor i koduar "Obelisk", vihen në pranga shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj

Policia dhe forcat speciale kanë kryer një  operacion të koduar me emrin "Obelisk", duke krehur gjatë mbrëmjes dhe natës duke gdhirë dita e sotme, një pjesë të madhe të qytetit jugor bregdetar, raporton noa.al.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA” dhe Komisariatin e Policisë Vlorë.

Ai erdhi pas sinjaleve të inteligjencës policore, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri.

Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, u kapën apen në flagrancë 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm.

Në pranga ranë dhe 4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur.

Të arrestuarit, konfirmohet se ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Të arrestuarit në operacionin policor i koduar "Obelisk", janë Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

Policia tha se u sekuestruan  2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Policia në Vlorë kishte siguruar informacion për 2 shtetas që qëndronin të armatosur, në një lokal në Vlorë.

Siças hetimit, ata mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale, kundër personit. Bëhet fjalë për një atentat me qëllim eliminimin fizik të një qytetari.

Në bazë të këtyre informacioneve, në bashkëpunim me Forcat Speciale “RENEA”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Obelisk", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Satilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

-Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit";

-Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-Kevin Metaj 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

"Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve S. B. dhe M. A., dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë", saktësoi policia.

Ndërkaq, 4 shtetasit e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd