Transmetuar më 18-09-2023, 10:47

Një ngjarje tragjike trondi dje opinionin publik. Leonidha Peëi 82 vjeç, dyshohet se vrau me shkop gruan e tij, Afroviti Peëi, 80 vjeçe.

Pas shoqërimit në polici, i moshuari pësoi infarkt dhe u transportua pranë spitalit rajonal, ku tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Pasi është përmendur, i moshuari ka shfaqur një sjellje të pazakontë para bluzave të bardha, pasi kërkonte të kthehej në shtëpi për të takuar bashkëshorten.

Ndërkohë, ai ende nuk ka dhënë dëshmi në lidhje me krimin e rëndë.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm Leonidha Peçi akuzohet se vrau bashkëshorten e tij 80 vjeçe, Afroviti Peçi me shkop druri.

Trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur në banesë nga shërbyesja e çiftit.

Nga ekspertiza paraprake, hetuesit zbuluan se 80-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi në trup janë konstatuar shenja dhune.

I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

Nuk dihen ende arsyet që çuan në krimin e rëndë, ndërsa pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës dhe autorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd