Transmetuar më 18-09-2023, 10:00

Një skelet dinosauri i ruajtur jashtëzakonisht mirë, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Bëhet fjalë për një Camptosaurus i njohur si Barry që daton nga periudha e vonë Jurassic rreth 150 milionë vjet më parë.

Dinozauri u zbulua për herë të parë në vitet 1990 në shtetin amerikan të Wyoming. Ai u restaurua fillimisht në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin.

Laboratori italian Zoic, i cili bleu Barry vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin, i cili është 2,10 metra i gjerë dhe 5 metra i gjatë.

“Është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë”, tha Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Hotel Drouot ku do të bëhet shitja.

“Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafka është e plotë në 90% dhe pjesa tjetër e dinosaurit (skeleti) është i plotë në 80%,” tha ai.

Shembujt e dinosaurëve në tregun e artit mbeten të rrallë, me jo më shumë se dy shitje në vit në mbarë botën, tha Giquello.

Skeleti, i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit para shitjes, pritet të arrijë deri në 1.2 milionë euro. /noa.al/ fotot: Reuters

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd