Transmetuar më 18-09-2023, 09:35

Një aksident rrugor ndodhi sot në mëngjes në Elbasan, me pasojë plagosjen e një burri në moshë të thyer.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, të qytetit të Elbasanit, raporton noa.al.

Automjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, njoftoi policia.

Ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd