LIBI- Tjetër tragjedi në Libi. Po shkonin për ndihma për përmbytjet, aksidentohet autobusi me ushtarët grekë.
Nga aksidenti humbën jetën shtatë persona, pesë prej të cilëve grekë (tre ushtarakë dhe dy përkthyes). Në orët e ardhshme pritet të mbërrijë në Greqi një C-27, i cili do të transportojë pesë trupat.
Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare fillimisht foli për lëndime të lehta, më pas njoftoi se tre anëtarë të misionit grek kishin vdekur dhe dy ishin të zhdukur. Megjithatë, informacionet e cituara nga mediat ndërkombëtare nga Libia flisnin për katër të vdekur dhe shtatë të plagosur, ndërsa sipas informacioneve të fundit, të vdekurit janë pesë, shkruajnë mediat e huaja.
Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore bëri të ditur mbrëmë se si pasojë e një aksidenti trafiku “tmerrshëm” mbetën të plagosur 15 ushtarë grekë, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Dy libianë, thuhet se përkthyes që ishin në autobus, janë gjithashtu në gjendje kritike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd