
VLORË- Forcat speciale si RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë FNSH, si dhe ato operacionale kanë bërë kontrolle në qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se bashkë me policinë lokale, ky grup i madh i armatosur i strukturave të rendit po vazhdon kontrollet në rrugët kryesore të Vlorës si dhe në disa fshatra.
Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona. Të gjithë janë gjetur me armë zjarri pa leje në Vlorë.
Aksioni po vazhdon, ndërkohë që disa rrugica është vënë shiriti i verdhë, që ndalon kalimin.
Ky operacion, është pjesë e megaoperacionit Tempulli.
Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët.
Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës.
Në vijim priten ende arrestime të tjera.