Transmetuar më 17-09-2023, 23:00

Juliette de Causans thotë se përmirësimi i pamjes ka më shumë gjasa të nxisë kauzën e partisë së saj për të mbështetur Evropën dhe mjedisin

Votuesit në Francë ndihen të mashtruar nga një politikane teksa e akuzojnë atë për shpërfytyrimin e posterit të saj të fushatës.

Arsyeja e mashtrimit janë fotot e fotoshopuara në mënyrë shumë të ekzagjeruar të Juliette de Causans në poster.

Me vetëm 143 ndjekës në Instagram dhe asfare në Facebook, ajo është kandidate në zgjedhjet për Senatin francez të këtij muaji.

Në poster është një Zhulieta e panjohur, me lëkurë dukshëm më të bukur, dhëmbë të drejtë dhe flokë të shndritshëm.

Ajo fjalë për fjalë duket si një person tjetër, ndërsa befason fakti që në Instagram paraqet një imazh krejtësisht tjetër, imazhin e saj real.

Kjo shkaktoi një reagim masiv midis votuesve që mendonin se ishin mashtruar.

Tani ajo akuzohet se ka mashtruar votuesit me posterin e fushatës zgjedhore.

“Ju po mashtroni votuesit me foton tuaj të fushatës. Është patetike, nuk po të votoj më. Ne meritojmë më mirë”, ka shkruar një përdorues në llogarinë e saj në Instagram, citon noa.al.

Megjithatë, Juliette de Causans nuk e mohoi që ajo bëri photoshop dhe madje mbrojti zgjedhjen e saj.

Aspirantja politike ka pranuar se ka ndryshuar pamjen në posterat e fushatës duke argumentuar se ka më shumë gjasa të nxisë kauzën e partisë së saj për të mbështetur Evropën dhe mjedisin.

Ndaj, duke mbrojtur përdorimin e imazheve të retushuara, politikania deklaroi se “është e drejta ime si kandidate të kem një foto të bukur”. /noa.al

Ndiqni galerinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd