Përveç barnave të skaduara nëpër pavijone dhe në farmacinë e spitalit, Auditi i Kontrollit të lartë të Shtetit ka konstatuar një tjetër shkelje të rëndë në spitalin e Traumës.
Ndonëse është një ndër spitalet që përballon fluksin më të madh të pacientëve në raste fatkeqësish apo aksidentet e shumta që ndodhin vend, në Spitalin e Traumës nuk ka frigoriferë morg për mbajtjen e trupave të pacientëve që humbin jetën.
KLSH ka ushtruar kontroll për periudhën 2021-2022 dhe vetëm gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën në këtë spital 91 pacientë që nuk janë mbajtur në kushte frigoriferike.
Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konkluduar se në Spitalin e Traumës nuk ka ambiente të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre mjekoligjore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e spitalit të Traumës të marrë masa të menjëhershme për të krijuar kushte të përshtatshme sipas standardeve të kërkuara për të administruar trupat e pajetë të cilët humbin jetën në spitalin e Traumës.
Janë mbi 30 rekomandime që KLSH ka lënë të zbatohen menjëherë nga drejtoria e spitalit të Traumës dhe Ministria e Shëndetësisë ku ndër të tjera edhe në lidhje me sigurimin e kushteve të përshtatshme të shpërndarjes së ushqimit tek pacientët pasi cenonin sigurinë e ushqimit por edhe rishikimin e menusë pasi operatori nuk respektonte kriteret e përcaktuara.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd