Transmetuar më 17-09-2023, 21:55

Aksion policor në Vlorë, policia lokale dhe forcat speciale kanë rrethuar bulevardin Vlorë-Skelë.

Mësohet se disa persona janë shoqëruar duke u prangosur publikisht në valën operacionale që po ndodh.

Ende nuk ka detaje zyrtare për operacionin i cili ende vazhdon.

Noa.al kërkoi informacion zyrtar mbi valën e prangave të mbrëmjes së sotme.

Një burim zyrtar tha se "jemi duke kryer kontrolle shoqërime në kuadër të masave që merren, por arrestime do të ketë në perfundim të të gjitha veprimeve".

Gjithashtu policia ka sekuestruar deri më tani dy pistoleta.

Forcat blu  dhe RENEA kanë rrethuar zonën dhe po ushtron të tjera kontrolle, përfshirë edhe banesa.

Fotot dhe video paraqesin pamje nga aksioni:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd