Transmetuar më 17-09-2023, 19:02

Rrëfimi i Vanesës në “Ka Një Mesazh Për Ty” ndalet te takimi i saj me të atin.

Nga historia e saj gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo ndau divorcin e prindërve kur ishte 7-muajshe, braktisjen nga e ëma në moshën 2-vjeçare dhe takimin me të kur ishte 14 vjeçe.

Por përpara se të takonte nënën pas aq shumë vitesh, në moshën 7-vjeçare njeh për herë të parë babain e saj.

Ai u përpoq të afrohej me të bijën ndërkohë kishte krijuar një jetë tjetër në Greqi ku ishte martuar për herë të tretë.

Vanesa tregon se fillimisht ajo ishte e ftohtë me të atin sepse gjyshërit nga nëna me të cilët jetonte nuk i kishin ushqyer dashuri për të, madje i kishin thënë se kishte vdekur.

Ardit Gjebrea: Që nga mosha 2-vjeçare, çfarë ndodhi me babin?

Vanesa: Babi u largua, martohet me dikë tjetër. Kështu unë vazhdoj jetoj me gjyshërit.

Por atë ditë që më ka lënë mami unë pësoj një temperaturë të lartë me pasojë syrin, syrin e majtë.

Mund të vërehet pak, kam probleme me njërin sy. Tani vazhdova, kam ndenjur me gjyshërit deri në moshën 7-vjeçare. Vjen babi, më takon për herë të parë në moshën 7-vjeçare, ndërkohë mami kishte ikur.

Ardit Gjebrea: Si e prite këtë takim?

Vanesa: Nuk e di, unë i largohesha, nuk është se e doja babin, nuk e njihja, normalisht. Gjyshërit më tregonin.

Ardit Gjebrea: Çfarë të kishin thënë për babin?

Vanesa: Më kishin folur, por nuk është se më kanë rritur me atë frymën e mirë që “është babi jot”. Biles gjyshi dhe gjyshja më thonin që “ka vdekur, nuk është babi”.

Tani deshën, s’deshën ata babi këmbënguli, erdhi, më takonte, më ka ardhur edhe te shkolla atje ku kam pasur shkollën në Durrës se jetoja në Durrës me gjyshërit.

Edhe më takon, më sillte dhurata, tani foli edhe me gjyshërit, tha “unë dua të marr vajzën” dhe bien dakord që babi të më merrte ndërkohë që kishte martesën edhe me gruan e tretë se ka pasur edhe një martesë para mamit tim.

Ardit Gjebrea: Pra mami ishte e dyta. Kjo e reja ishte e treta.

Vanesa: Po, ka pasur një martesë, ka pasur edhe një vajzë me martesën e parë. Unë jam e dyta, fëmija i dytë.

Ardit Gjebrea: Fëmija i dytë me gruan e dytë.

Vanesa: Po, gruan e tretë që s’e ka as atë, ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni gjithsej nga babi, katër?

Vanesa: Katër, po.

Ardit Gjebrea: Okej, vendose që të shkonit në… ku?

Vanesa: Babi jetonte në Greqi, në Larisa me gruan e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd