Transmetuar më 17-09-2023, 17:57

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në “Livadhet e Karajt”, në fshatin Kuçaj të Bulqizës, ku mësohet se janë djegur dhjetëra hektarë pyje dhe kullota.

Sipas informacioneve zjarrfikësit kanë vështirësi në ndërhyrjen nga toka dhe është kërkuar ndihmë nga ajri.

Flakët janë duke u favorizuar dhe nga era e fortë, ndërkaq dyshimet janë se mund të jetë i qëllimshëm.

Bulqizë/informacion paraprak

Në fshatin Koçaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë, ka rënë zjarr në një zonë me barishte dhe shkurre.

Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënjes së zjarrit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorësinë e këtij rasti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd