Transmetuar më 17-09-2023, 16:21

Një aksident fatal ndodhui pasditen sotme në aksin Fier-Lushnje.

Mjeti tip kamion Iveco me targa AA 288 UR me drejtues Leonard Gjini 31 vjeç, është përplasur me ambulancën me targa AB 883 CF me drejtues shtetasin Flori Ramo.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pacienti Dashamir Koçaj rreth 77 vjec.

I plagosur ka mbetur pasagjeri Elvis Banushaj dhe drejtuesit e mjeteve, si dhe vajza e pacientit të ndjerë.

Lushnjë

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës" ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd