
LUSHNJE- Aksident tragjik në Lushnje. Ambulanca përplaset me kamionin. Bilanci: Vdes pacienti, plagosen dy të tjerë.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e autostradës Fier-Lushnje.
Ambulanca udhëtonte në drejtim të Tiranës kur u pëplas me kamionin.
Ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës, por nga përplasja e fortë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga përplasja e fortë ka humbur jetën pacienti që ndodhej në ambulancë.
Nga aksidenti kanë mbetur dhe dy persona të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i përplasjes ende nuk dihet.
Lushnjë
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës" ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.