Transmetuar më 17-09-2023, 15:32

Zjarr te ‘Misto Mame’ në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit të një bombule, banesa private është përfshirë nga flakët. burime nga vendngjarja informojnë se një person ka manifestuar shenja të asfiksisë.

Policia e kryeqytetit informon se ‘rreth orës 14:35, në lagjen "Misto Mame", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd