Transmetuar më 17-09-2023, 15:13

TIRANË- Një banesë në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet është përfshirë nga flakët, pasditen e kësaj të diele duke krijuar panik te banorët e lagjes.

Ndërsa tymi ka pushtuar zonën e “Kombinatit”, nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, ndërsa pas saj edhe ambulanca.

Mësohet se disa persona që kanë qenë brenda janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Ndërkohë, banorët të shqetësuar kanë dalë në rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd