Transmetuar më 17-09-2023, 14:23
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish sot lidhur me rastin ‘Bejleri’.
Sipas tij kjo ndikon seriozisht në marrëdhëniet dypalëshe.
“Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t’u betuar një kryetar bashkie.
Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare.
Por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe.
Dhe këto marrëdhënie do do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd