Transmetuar më 17-09-2023, 11:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se një automjet është përplasur me një çiklomotor, në afërsi të fshatit Balldre.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd