
Ishte zhdukur para 7 muajsh , gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke nga Neohori të Halkidikisë. Irini Papagelou ishte larguar që nga marsi i këtij viti pa lënë asnjë gjurmë.
Sipas informacioneve nga mediat greke, një kërkesë e veçantë ishte paraqitur nga familja e saj pas zhdukjes nëpërmjet avokatit, për shkak të telefonatave të shumta që të afërmit e saj merrnin nga numrat e telefonit shqiptarë.
Pasditen e së premtes, autoritetet shqiptare bënë me dije se 48-vjeçarja Irini është gjetur në Shqipëri. Mbrëmë vonë, Irini është rikthyer në krahët e familjes së saj.
Avokati i familjes së 48-vjeçares, Anastasios Dougas, tha se “ne kemi vepruar me fshehtësi ekstreme. Nuk i bëmë publike elementet dhe informacionet bazë që kishim dhe kështu arritëm sot në pikën ku Irini u kthye në shtëpinë e saj”.
“Për shkak se kam folur gjatë natës me Irinin, e vetmja gjë e sigurt është se vajzës i ka ndodhur diçka dhe ajo është zhdukur. Gjithçka do të sqarohet në ditët në vijim. E rëndësishme është që të jetë në jetë”, shtoi ai.