Transmetuar më 17-09-2023, 10:45

Policia italiane ka kapur dy shqiptarë që i akuzon si trafikantë droge. Atyre iu gjendën 58 kg lëndë narkotike dhe 410 mijë Euro cash.

Policia i monitoronte të arrestuarit prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.

Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.

Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd