Transmetuar më 17-09-2023, 09:20

Krim në një familje në Përmet. Një i moshuar 82 vjeç ka qëlluar me shkop në kokë duke i ka marrë jetën gruas së tij 80 vjeçe.

Çifti i të moshuarve të kësaj tragjedie jabë Afroviti Peçi dhe Leonidha Peçi.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve Leonidha Peçi 82 vjeç dhe Afroviti Peçi 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë dhe me shenja dhune Afroviti Peçin.

Në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi Leonidha Peçi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd