Transmetuar më 17-09-2023, 09:20

LEZHË- Përdorimi i drogave nga të rinjtë dhe të miturit mbetet problem shqetësues e madje sfidë për familjen, shoqërinë dhe autoritetet.

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video shqetësuese ku shihej se një 31-vjeçari i dentifikuar me emrin Gëzim Avdi (Kalia) konsumonte kanabis, ndërsa në krahë kishte një fëmijë të mitur. Në video ai shfaqet duke i dhënë të miturin cigaren e hashashit, ndërsa skena është regjistuar dhe më pas postuar në rrjetin social ‘Tik Tok’.

31-vjeçari i cili u arrestua të martën nga policia e Lezhës. Ndërsa Gjykata vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik, pas ekzaminimit të raportit mjekësor, nga e cila u zbulua se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendot.

Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bërë video duke i dhënë lëndë narkotike një fëmije të mitur dhe postuar në rrjetin social ‘TikTok’.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikojë fëmijën që shfaqet duke konsumuar hashash.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd