Transmetuar më 17-09-2023, 09:07

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Këngëtari i cili fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme numëron në profilin e tij në Instagram mbi 600 mijë ndjekës, me të cilët ka ndarë një foto në “instastory” ku tregon personin që i ka zbuluar talentin e tij për këngën, duke e mbështetur dhe mësuar të këndojë.

Bëhet fjalë për një murgeshë emrin e të cilës Luizi ka zgjedhur të mos e bëj publik, por duket se është shumë falënderues ndaj saj dhe i kërkon falje për sjelljen e keqe që ai ka bërë kur ishte i vogël.

Luizi gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother” ka treguar shpesh se i përket besimit katolik dhe është besimtarë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd