Transmetuar më 16-09-2023, 22:04

KAVAJË- Makina përplas një 68-vjeëar në Kavajë.
Mësohet se një makinë tip ‘Skoda’ ka përplasur 68-vjeçarin Bajram Saraçi.
68-vjeçari është duke marrë trajtim mjekësore në spitalin e Kavajës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.