Transmetuar më 18-09-2023, 07:17

Arturo Vidal nuk ka kujtime të mira nga Real Madridi. Mesfushori kilian, përmes kanalit të tij në Twitch, në fakt ka sulmuar rëndë precedentët e shumtë të arbitrimit pro “Los Blancos”:

"Ndonjëherë nuk e di as në cilën ndeshje ka pasur një polemikë specifike arbitrimi me Real Madridin. Ndaj këtij kundërshtari kam përjetuar kaq shumë grabitje në karrierën time sa ndonjëherë i harroj detajet".

Dhe kështu, Vidal shkon deri aty sa shprehet troç: “Real Madridi me gjyqtarët m’i kanë grabitur shumë herë skuadrat e mia”.

Vidal u përball disa herë me Real Madridin. Mesfushori kilian, i veshur me fanellat e skuadrave të ndryshme, duke përfshirë Interin dhe Milanin, gjithashtu u përjashtua me karton të kuq në dy raste. E kuqja e parë ndaj madrilenëve u regjistrua me Bayern Munich (2016-2017), ndërsa e dyta erdhi me Interin (2020-2021), kur mori dy kartonë të verdhë në harkun kohor të pak sekondave.

“Nga sa pashë, po, madrilenët janë favorizuar nga arbitrat”, – deklaroi kiliani gjatë bisedës me transmetuesin “La Cobra”. Vidal, tani pjesë e Athletico Paranaense, së fundi dëmtoi gjurin gjatë ndeshjes Kili-Kolumbi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd