Transmetuar më 16-09-2023, 10:05

"Aria? Kur e pashë për herë të parë nuk kuptova asgjë. Ishte një ditë e çmendur, që nuk do ta harroj kurrë”. Këto janë deklaratat e para të Loris Karius në intervistën dhënë për “Corriere della Sera”. Portieri gjerman i Newcastle, partneri i Diletta Leotta, gazetares bukuroshe sportive italiane, i përshkroi kështu emocionet e tij si baba dhe partner:

Diletta tha se sapo ju pa, mendoi se do të bëheshit babai i fëmijëve të saj. A ju ka ndodhur e njëjta gjë?

Nuk e mbaj mend (qesh), por atë mbrëmje në Paris kuptova se kisha një person të veçantë përpara meje. Më pëlqeu që në shikim të parë. Kishte një lidhje automatike mes nesh, një mirëkuptim të veçantë. Është mirë që menjëherë mendoi për fëmijët.

TV presenter wags finger after Napoli fans chant 'get your t*** out' -  Mirror Online

Takimi i parë?

Ishte i natyrshëm, rastësisht përfunduam në të njëjtin vend. Nuk e dija kush ishte ajo, as ajo nuk e dinte kush isha unë. Ne e pëlqim njëri-tjetrin pa etiketa, ashtu siç jemi. Kjo nuk duhet të merret si e mirëqenë në një epokë në të cilën fotot kërcejnë kudo midis internetit dhe mediave sociale. Neve na ndodhi kështu.

Çfarë ju pëlqen nga Diletta?

Ajo është gjithmonë pozitive, e buzëqeshur. Ka një karakter plot diell, kujdeset shumë për mua. Kur jemi bashkë ndihem mirë.

SportMob – Top facts about Diletta Leotta, the hottest female sports  reporter

A është ajo një partnere xheloze?

Jo aspak, jemi të detyruar të qëndrojmë larg për disa ditë, për shkak se unë luaj në Angli. Duhet të kemi besim te njëri-tjetri. Historia jonë është e shëndetshme, nuk më shqetëson asgjë.

A është Diletta, gruaja e jetës tuaj?

Po, zgjodha të krijoj një familje me të. Plani ynë është të jemi bashkë për pjesën tjetër të jetës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd