Transmetuar më 16-09-2023, 09:59

Derbi Inter-Milan është tashmë fare pranë. Për të folur për të mendoi edhe Ricky Albertosi, portieri historik i Milanit midis viteve 1974 dhe 1980.

A keni përshtypjen se ky derbi është një mini-udhëkryq drejt titullit?

Jo, sinqerisht më duket e pamundur. Është vetëm fillimi. Për këtë arsye, për mua, dy skuadrat do t’i japin rëndësi shfaqjes.

Cili ekip arrin më mirë në këtë përballje. Giroud është lënduar në kombëtare…

Shpresoj që Milani të jetë top. Fizikisht, më duket se Interi është më mirë.

Nëse Giroud nuk luan, Jovic do të ishte në sulm. A ju bindi plotësisht blerja e tij?

Kam luajtur për Fiorentinën dhe Milanin. Ai nuk bindi te vjollcët, por kush e di: ndoshta ajri i Milanello mund ta shtyjë drejt hapit përfundimtar, që i mungon. Kush e di…

Lufta e titullit mes Milanit dhe Interit…

Do të përfshij edhe Napolin në të. Do të jetë një luftë mes këtyre të treve, për mendimin tim.

Nga ju si ish-portier i madh i kuqezinjve te portieri aktual: çfarë mendoni se kalon në kokën e Maignan para këtij derbi?

Nuk e njoh atë, por e këshilloj që të qëndrojë te Milani. Çfarë kuptimi ka të shkojë te PSG? Të gjithë ata që shkojnë atje bien në performancë. Shikoni Donnarumma.

Cili është kujtimi juaj më I bukur nag derbet që ke luajtur?

Ai i vitit 1979, përfundoi 2-2. Mbaj mend që kur rezultati ishte 0-0 prita një penallti të goditur nga Altobelli.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd