Transmetuar më 16-09-2023, 08:10

Shakira, pas performancës së saj në ‘MTV WMA’, ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re. Duke pasur parasysh të kaluarën, kënga e re mund të jetë një tjetër stigmatizim publik për ish-burrin e saj, Gerard Piqué.

Siç raporton AS, në fakt, “është më mirë që Pique të përgatitet, sepse Shakira nuk ka mbaruar me këngët e saj”. Ajo që është befasuese ka të bëjë me titullin e këngës së re:

“El Jefe”, sikurse pseudonimi (“La Jefa”) që miqtë e ish-mbrojtësit të Barçës i kishin vënë Shakirës, pasi dukej se këngëtarja nuk donte të dilte kurrë me ta. Kjo ndodhte, gjithashtu për shkak se Pique, thuhej, gjithmonë duhej të kërkonte leje nga Shakira.

Kënga e re është një bashkëpunim me artistin meksikan Peso Pluma dhe premton të jetë vërtet plot “shigjeta” për Piqué.