Transmetuar më 16-09-2023, 07:58

Derbi është gjithmonë derbi; aq më tepër nëse në të mëparshmit praktikisht keni fituar rregullisht. Momenti i përjetuar nga Interi, megjithatë, kërkon reflektim. Sepse tri fitoret radhazi nga tre derbet e fundit, për herë të parë që kur Simone Inzaghi u ul në pankinën e zikaltërve, është një pikënisje e mirë për të përballuar sfidën e sotme ndaj Milanit.

Duke folur në konferencë për shtyp, Inzaghi u përpoq të ribalanconte humorin, duke u rikthyer në fillimin e sezonit, ku gjërat nuk ishin tamam lajkatare ndaj Interit:

"Fitimi i derbit do të ishte një mesazh i mirë. Deri tri ndeshje më parë thuhej se Interi ishte përkeqësuar në krahasim me sezonin e kaluar, sepse ka humbur lojtarë shumë të rëndësishëm, startues në finalen e Ligës së Kampionëve. Në vend të kësaj, tani duket se duhet të fitojmë Kampionatin Evropian, edhe pse atje do të luajë Italia dhe jo Interi”.

Inzaghi foli për momentin e përjetuar nga Interi i tij dhe potencialin e së ardhmes: "A është Interi më i fortë se sezonin e kaluar? Koha do ta tregojë, fusha e blertë. Ne kemi ndryshuar shumë lojtarë dhe nuk është kurrë e lehtë. E dimë që humbëm lojtarë shumë të rëndësishëm, sepse kishim nevojë për ta, klubi ynë kishte nevojë për ta. Në të njëjtën kohë, klubi ynë ka qenë shumë i mirë në nënshkrimin e lojtarëve të tjerë të rëndësishëm”.

Sezonin e kaluar, Inzaghi dhe Interi i luajtën të gjitha ndeshjet e mundshme në dispozicion, duke arritur në finalen e Champions League. Një rrugëtim që zikaltrit do të donin ta përsërisnin:

“Është normale që Interi duhet të synojë të luajë sa më shumë ndeshje, si sezonin e kaluar. Shpresa ime është të luajmë 57 ndeshje. Pastaj, mos harroni, jemi Interi, kemi detyrën vetëm për të fituar”.

Parataktika apo jo, Simone Inzaghi foli për dyshimet e shumta mbi formacionin anti-Milan, duke iu referuar Lautaro Martinez: "Dyshime për formacionin? Po, sepse e pashë Lautaro Martinez vetëm të enjten për gjysmë ore, do të shoh Sanchez dhe Cuadrado si do të ndihen para derbit. Pra, kam dyshime”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd