Transmetuar më 16-09-2023, 07:54

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, foli për “Gazzetta delo Sport” para derbit të sotëm ndërqytetas me Interin. Ish-sulmuesi kuqezi e nisi analizën e tij me Christian Pulisic:

“Më pëlqen shumë, ai sjell eksperiencën e madhe në Itali, atë angleze veçanërisht, edhe nëse do t’i duhet të mësohet me faktin që t’i kushtojë shumë më tepër rëndësi pjesës taktike. Jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë".

Përforcimi tjetër i ri në të djathtë është Chukwueze: “I fortë, rezistent dhe shumë i shpejtë; kushtet kryesore për të luajtur në futbollin e sotëm. Më duhet të them se klubi ka bërë një merkato të rëndësishme kësaj vere, të zgjuar dhe ka mirëndërtuar skuadrën. Mori edhe një mikun tim”.

Cili qenka ky? “Loftus-Cheek, luajtëm së bashku te Chelsea më 2016. Ai është shumë i fortë, shumë i fortë. Jam i kënaqur që po përshtatet kaq mirë te Milani”, – u përgjigj braziliani.

Le të kthehemi te ndeshja mes Milanit dhe Interit, me një pyetje shumë të thjeshtë: kush arrin i pari te ylli i dytë? Pato nënvizon: “Unë besoj shumë në atë që ishte skuadra ime dhe që ende e ndjej se është e imja. Milani ka një ekip të madh, një trajner të madh. Fitimi i këtij derbi do të ishte shpresa më e mirë për të fituar kampionatin dhe yllin e dytë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd